E refuzoi Interin për Realin
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil e ka zbuluar një fakt interesant të ndodhur në vitin 2010, kur kishte vendosur të largohej nga Werder Bremeni. Futbollisti gjerman me prejardhje turke kishte mundësi të shkonte në Inter.
“Në vitin 2010 kam marrë oferta të shumta, ndër to edhe nga Interi. Mirëpo, jam i lumtur që e pranova atë të Realit. Është klubi më i mirë në botë dhe dëshiroj ta mbyll karrierën në këtë fanellë. Këtë sezon synojmë ta fitojmë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, plus e synoj Evropianin me Gjermaninë”, deklaroi Ozil për tabloidin gjerman Bild.