86.9 milionë dollarë për “Orange, Red, Yellow”
_830768.jpg)
Piktura “E Portokalltë, e Kuqe, e Verdhë” (Orange, Red, Yellow), e ekspresionistit amerikan, Mark Rothko, është shitur në ankandin e organizuar nga Shtëpia Christie’s, në New York, për 86.9 milionë dollarë, duke u bërë kështu vepra më e shtrenjtë e artit modern e shitur ndonjëherë në një ankand.
Piktura “E Portokalltë, e Kuqe, e Verdhë” ka thyer kështu rekordin që deri më tani e mbante piktura tjetër e Mark Rothko’s, “Qendra e Bardhë”, e cila në vitin 2007 u shit për 72.84 milionë dollarë.
Pritej që çmimi për veprën e Rothko’s të shkonte deri në 45 milionë dollarë, por ai u rrit falë garës që shpërtheu mes afro dhjetë koleksionuesve nga SHBA dhe Evropa. Blerësi që ofroi çmimin më të lartë deshi të mbetej anonim.
Ndryshe, Mark Rothko u lind më 1903, në Letoninë e sotme. Ai, bashkë me familjen, emigroi në SHBA në vitin 1913. Në vitin 1970 kreu vetëvrasje në atelienë e tij, në New York.