Di Matteo i gëzohet ‘drejtësisë’

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo ka thënë se fitorja e skuadrës së tij 5-4 ndaj Manchester Unitedit në Capital One Cup të mërkurën ishte “drejtësi” për atë që sipas tij ishte disfatë e pamerituar nga United në Premierligë 3-2, të dielën.
“Ne deshëm të tregojmë se ndeshja e së dielës u ndikua nga gjyqtarët. Kjo është drejtësi për atë që ndodhi në fundjavë”, deklaroi Di Matteo për BBC Sport.
Strategu italian reagoi ashpër kundër gjyqtarit Mark Clattenburg i cili përjashtoi Branislav Ivanovicin, Fernando Torresin si dhe pranoi golin e fitores së Javier Hernandezit nga pozita jashtë loje.