E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma i beson Zemanit

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini ka përkrahur trajnerin Zdenek Zeman pas një tjetër humbje në Serie A.

Giallorossët pësuan disfatën e dytë të njëpasnjëshme, duke u mundur 3-2 të mërkurën nga Parma. “Ne e dimë se çka duhet të bëjmë dhe përkrahim trajnerin. Do të kërkojmë arsyet e këtyre humbjeve që janë duke ndikuar shumë në skuadër, por kërkoj nga tifozët të kenë durim”, deklaroi Sabatini për Corriere dello Sport.

Roma ka fituar vetëm katër duele pas 10 xhirosh në Serie A, një prej të cilave erdhi me rezultat zyrtar pas shtyrjes së duelit me Cagliarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›