Di Matteo, kontratë dyvjeçare ose asgjë

Në teori, triumfi në FA Cup e mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve do të duhej të mjaftonte për konfirmimin e menjëhershëm të cilitdo trajner.
Por, nëse klubi në fjalë është Chelsea, atëherë kjo nuk vlen për asgjë. Sipas medieve britanike, Roberto di Matteo e ka ende në dyshim qëndrimin e tij në postin e menaxherit të skuadrës nga Stamford Bridge.
Kurse të enjten është raportuar se italiani ka kërkuar nga drejtuesit e Chelseas t’i ofrojnë kontratë të re dyvjeçare, përndryshe çfarëdo marrëveshjeje më afatshkurtër do të përcillet me largimin e tij.