E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo kthehet që nga nesër si trajner?

Roberto Di Matteo mund të rikthehet në punën e tij si trajner që nga dita e nesërme. Mediat angleze e lidhin trajnerin Italian me pankinën e skuadrës së Sauthampton.

Madje thuhet se nëse Sauthampton sot lëshon 3 pikë në ndeshjen me Newcastle, trajneri Nigel Adkins do të shkarkohet dhe në vend të tij do të emërohet Di Matteo.

Shefi ekzekutiv i Sauthampton, Nicola Cortese është mik i mirë me Di Matteon gjë e cila mun të shtyjë në emërimin e tij në Sauthampton, 5 ditë pas shkarkimit të tij nga Chelsea./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›