Kthehet Ibra, kthehen golat

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga suspendimi prej 2 ndeshjeve për kartonin e kuq të marrë 2 javë më parë. Sulmuesi suedez me rikthimin e tij në fushë, ka rikthyer edhe golat dhe fitoren për skuadrën e PSG-së.
Ibra shënoj 2 herë në fitoren ndaj Troyes prej 4 me 0. Ishin minutat e ndeshjes 70 dhe 88 kur Ibra shënoj 2 herë në rrjetën e mysafirëve ndërsa prinë në listën e golashënuesve të League 1 me 12 gola të shënuara.
/>