E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo nuk mendon për konfirmim

Fitore, kualifikim në çerekfinale të Fa Cup dhe rikthimin e unitetit tek grupi i futbollistëve. Debutimi në Chelsea si trajner i parë i Roberto Di Matteos ka qenë mjaft pozitiv dhe ka sjell optimizëm tek blues në vazhdimin e sezonit.

Por, trajneri italian nuk pret të mbetet gjatë në Stamford Bridge.

“Kemi kaluar nëpër një moment të vështirë. Mirëpo, kemi ditur të reagojmë. Duhej të koncentroheshim në ndeshje dhe ia kemi dalë, kemi bërë një punë të mirë. Në këtë moment nuk mendoj se çka do të ndodh gjatë verës, por t’i arrij objektivat që më janë dhënë”, deklaroi Di Matteo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›