E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez, Higuain e Torres, objektiva të PSG-së

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka vërë të ditur se lojtarët si Gonzalo Higuain i Real Madridit, Fernando Torres i Chelseas dhe sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, mund të jenë tre prej objektivave të klubit nga kryeqyteti francez gjatë verës.

“Këta lojtarë mund të jenë interes i yni. Ata bëjnë pjesë në projektin e PSG-së. Por, ne nuk do të shpenzojmë para pa menduar mirë. Do të marrim vetëm lojtarë që i përshtaten projektit tonë”, theksoi Al-Khelaifi për ‘Gazzetta dello Sport’. Kryesuesi i Ligue 1 pritet të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›