Luiz vazhdon me Chelsean

Qendërmbrojtësi i Chelseat, David Luiz ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Evropës duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Stamford Bridge.
25 vjeçari brazilian spekulohej me transferim te Barcelona, por ka vazhduar qëndrimin në Chelsea. “Më pëlqen gjithçka rreth klubit e sidomos tifozët, që më kanë pritur ngrohtë dhe më kanë thënë përkrahje të madhe”, deklaroi Luiz për uebfaqen zyrtare të Chelseat.
Luiz ka startuar 55 takime prej kur iu bashkua klubit nga Benfica në janar 2011 në marrëveshje me vlerë prej 21.3 milionë funtesh.