E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Paola Gjendja e sigurise e permiresuar

Shefi i Komitetit Ushtarak te NATO-s admirali Giampaolo di Paola ka thene se situata e sigurise ne Kosove eshte permiresuar.

Sipas tij tani NATO mund te hyje ne fazen e dyte te zvogelimit te numrit te ushtareve por theksoi se NATO do te mbaje gjithmone pranine e domosdoshme per te siguruar ambient te qete ne Kosove.

Shihet qarte se eshte arritur perparim. Prandaj me duke se jane pjekur kushtet qe te ecim perpara dhe te kalojme ne fazen e ardhshme te zvogelimit te trupave te NATO-s ne Kosove sepse situata e sigurise e lejon nje gje te tille ka thene Di Paola ben te ditur Telegraf.

Ai ka thene se kur flitet per Kosoven duhet te merret parasysh qe nuk eshte vetem KFOR-i por edhe Policia e Kosoves e EULEX-it dhe KFOR-i si pergjegjesi i trete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›