Di Paola NATO gati te zvogeloje trupat e KFOR-it
Shefi i Komitetit Ushtarak te NATO-s admirali Xhanpaulo di Paola Gianpaulo di Paola ka vleresuar se situata e sigurise ne Kosove eshte permiresuar saqe lejon qe NATO te hyje ne fazen e dyte te zvogelimit te numrit te ushtareve. Por ai zotohet se NATO do te mbaje gjithmone pranine e domosdoshme per te siguruar ambientin stabel ne Kosove. Per mua eshte me se e qarte se situata ne Kosove eshte duke u permiresuar. Shihet qarte se eshte arritur perparim. Prandaj me duket se jane pjekur kushtet qe te ecim perpara dhe te kalojme ne fazen e ardhshme te zvogelimit te trupave ne Kosove sepse situata e sigurise e lejon nje gje te tille. NATO dhe KFOR jane te vendosur qe te vazhdojne te ruajne sigurine dhe stabilitetin ne Kosove. Pasi kemi siguruar nje ambient te sigurt ne Kosove dhe situata eshte duke u permiresuar kjo na mundeson qe mandatin ta kryejme me nje numer tjeter te forcave u shpreh admirali Di Paola ne nje interviste dhene Kohes ditore. Kur flitet per Kosoven duhet pasur parasysh se nuk eshte vetem KFOR ketu tha Di Paola por edhe Policia e Kosoves EULEX dhe KFOR. Se bashku keto formacione definitivisht mund te garantojne sigurine ne Kosove tha ai. Di Paola thote se edhe kur te kalohet eventualisht ne fazen e re ende do te kete nje prani te shume shteteve ne radhet e KFOR-it. Do te kemi pra ende nje prani multinacionale ne kete operacion. Per faktin se KFOR-i mes tjerash eshte i mandatuar te ruaje edhe kufijte e Kosoves. Di Paola theksoi se NATO gjithnje ka thene se do te qendroje ne Kosove derisa te jete e nevojshme per nje ambient te qete dhe te sigurt.