Diabeti, ky "vrasës" i heshtur i shqiptarëve
TIRANE- Në ditën botërore të diabetit jepen shifra alarmante përsa i përket prekshmërisë së popullatës nga kjo sëmundje. Ne konferencen “Diabeti – Vrasësi i heshtur” i organizuar nga shefi i endokrinologjisë në QSUT, Feçor Agaçi tha se në Shqipëri mbi 90% e popullatës vuan nga diabeti tip 2 i cili shkaktohet nga mbipesha. Sipas profesor Feçor Agaçi nje person i prekur nga diabeti qofte mashkull apo femër ka predispozitë disa herë më të madhe për të pësuar infarkt krahasuar me një person jo i sëmure me diabet.
Diabeti tip 2 që vjen nga mbipesha kap rreth 90 % të popullatës dhe ka një problematikë shumë komplekse. Jem ndërlikime të mëdha vaskulare dhe nervore. Diabeti është një vrasës i heshtur dhe një vrasës I embël ”-tha profesor Agaçi.
Sipas shefit të endokrinologjisë ne QSUT grupmosha me e prekur nga diabeti tip 1 është poshtë të 30-ve ndersa grupmosha me e prekur nga diabeti tip 2 është 40-60 vjec. Profesor Agaçi i bëri thirrje instancave përgjegjëse t’i kushtojnë më shumë vëmendje të sëmurëve me diabet pasi aktualisht ata nuk përfitojnë minimalisht as aparaturën apo shiritat për matjen e diabetit.
(NEWS24/BalkanWeb)