E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, regjistrohet viktima e parë nga gripi i derrit

PRISHTINE- Sot në orën 7 e 10 minuta ka ndërruar jetë H. E nga fshati Baincë të Drenasit, viktima e parë në Kosovë nga gripi i derrit.
Ai është sjellë në Klinikën Infektive me 12 nëntor, kurse me 13 nëntor është konstatuar se ai është me virusin A H1N1 dhe me 14 nëntor (sot) ka vdekur.
Shenjat e para të gripit i ndjeri i ka vërejtur që me 25 tetor të këtij viti.
Vdekja e tij është konfirmuar në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur nga zyrtarët e MSH-së, IKSHP dhe mjekët e Klinikës Infektive.
Në këtë klinikë gjithsej janë 19 pacientë, 8 prej tyre janë me gripin e derrit, derisa 11 raste të tjerë janë të dyshimta. Në mesin e këtyre 8 rasteve pozitive, është edhe një nënë me dy fëmijët e saj.
Numri i të infektuarve deri tani me këtë virus ka arritur në 32 veta ndërkohë që janë në pritje edhe rezultatet e 15 mostrave të dyshimta.
Zyrtarët e shëndetësisë bëjnë thirrje që të mos ketë panik sepse situata është nën kontroll dhe ka doza të mjaftueshme të Tamifulsë, kurse vaksinat pritet të vijnë në dhjetor.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›