Zigmar Gabriel, kreu i ri Partisë Socialdemokrate Gjermane
Zigmar Gabriel është kryetari i ri i Partisë Socialdemokrate Gjermane duke pasuar në këtë post Franc Myntefering që dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet federale të këtij viti në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në garimin për kreun e PSD-së Gjermane kandidati Gabriel arriti që të sigurojë 472 vota nga 501 anëtarët e kongresit duke siguruar një mazhorancë të konsiderueshme prej 94.2% të votave të anëtarëve të kongresit.
Në fjalimin e tij pas zgjedhjes si kryetar i PSD-së, Gabriel hodhi kritika të forta ndaj linjës politike të ish-kancelarit, Gerhard Shreder.
Gabriel ka pasur funksionin e ministrit të mjedisit si edhe të mbrojtjes nukleare për katër vite gjatë mandatit të kaluar. Pas koalicionit të ri qeveritar të formuar nga Partia Konservatore si edhe Partia Liberale gjermane, Gabriel u hoq nga detyra e tij si ministër në kabinetin e kancelares gjermane Angela Merkel.