E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, pas 14 muajsh gjendet i gjallë qeni narkoman

Një qen narkoman australian është rishfaqur i gjallë 14 muaj pasi kishte humbur në provincën Urzugan të Afganistanit. Qeni i racës Labrador, i cili ka gjini femërore, është mirëpritur nga anëtarët e njësitit ushtarak australian pasi është shfaqur i gjallë pas më shumë se një viti. Sabi, i cili është emri i qenit, pati humbur gjurmët e tij gjatë një beteje mes forcave aleate të NATO-s si edhe atyre talebane. Gjatë atij sulmi i cili u zhvillua në provincën Urzugan, rreth 9 persona ngelën të plagosur duke përfshirë këtu edhe të zotin e qenit narkoman, Sabi. Gjatë një sulm para dy vitesh Sabi pati arritur që të shpëtonte jetën e një pëkthyesi afgan. Pas këtij akti heroik qeni narkoman mori medaljen e trimërisë 'Victoria Cross', i cili është vlerësimi më i madh heroik që jep ushtria e Comonwealth-it.
Pas humbjes së tij, miqtë e tij ushtarak patën ndërmarrë shumë aksione për ta gjetur, qoftë edhe kufomën e tij, por qeni narkoman pati humbur çdo lloj gjurme. Sabi u gjet nga një ushtar amerikan si edhe më pas i është rikthyer njësitit të tij ushtarak.
Tashmë Sabi është duke u kontrolluar për ndonjë sëmundje ose problem shëndetësor si edhe po shijon periudhën e tij të qetësisë mes miqve të tij ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›