E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per te mos harruar, per te mos u perseritur!

Nga Antoneta Malja*

Nje ndjesi te vecante perjeton sapo del nga ekspozita "Nderim viktimave te sistemit komunist". Te duket se perjeton rrathet e ferrit, sikur njihesh me personazhe te D.Aligerit, ne nje bote surreale. Te kap nje trishtim dhe per faktin e thjeshte se shume prej viktimave mund te ishin banore te shkalles tende apo te se njejtes rruge!

Dhe ne tani "takohemi" ne stendat e Muzeut Historik Kombetar. Balle per balle, ata tashme te pavdekshem, ndersa ne "te gjallet" me nje ndjenje faji apo pendese per ate qe ndodhi...

Te dhenat jane rrenqethese: te gjitha llojet e torturave, varje-pushkatimet, vetevarjet, depresioni psikik deri ne cmenduri, internimet, konfiskimet. Dhe pa dallim moshe a gjinie, pa dallim krahinash. Nga jugu ne veri, madje dhe jashte kufijve, nga Kosova dhe Cameria. Ne kete aspekt, komunizmi ishte "gjitheperfshires", sipas pervojes se Stalinit.

Duke u ndalur te shifrat, vertet jane diabolike. Komunizmi e filloi sundimin kur Shqiperia nuk ishte me shume se 800.000 banore dhe te llogaritesh krimet sipas popullsise, besoj se ia kalojme edhe Kamboxhias qe eliminoi nje te treten e popullsise.

As edhe ne murin e Berlinit nuk jane vrare me shume se 200 gjermano-lindore, kurse ne kufijte e Shqiperise, edhe ne vitin 1990, kur ligji per arratisje ishte "zbutur", praktikat diktatoriale vazhduan egersisht, duke u marre jeten e sa e sa te rinjve.

Thashe se persekutimi u shtri gjithandej, por nuk mund te mos veresh nje lloj selektiviteti. Shumica ishin elita e shoqerise. Nga besimet fetare, rekordin e mban ai katolik. Nga krahinat, Shkodra me malesite perreth.

Dihen arsyet. Kete mund ta konstatosh edhe me nje vizite te shpejte ne kete ekspozite. U ndodha mes shume te interesuarve. Burra te moshuar qe lotoheshin e buza u dridhej tek ndiqnin ekspoziten. Nga shume krahina, edhe mirditore, edhe tiranas, edhe jugore...Mes tyre edhe grupe te rinjsh te ardhur posacerisht per te njohur gjysherit e tyre. Nje ogur i mire per te gjithe brezin e ri te Shqiperise per te mesuar me fakte historine moderne te vendit te tyre.

Nisur nga numri i vizitoreve dhe shperndarja krahinore e tyre, kam mendimin qe kjo ekspozite te ishte levizese, te kalonte nga nje qytet ne tjetrin, te kishte edhe nje liber pershtypjesh, pse jo edhe nje aneks per te dhuruar relike qe ende ruajne familjaret, qofte edhe nje etazher me librat qe gjate viteve te demokracise kane botuar ish te perndjekurit politike. Pa dhene emra, ato nuk jane pak.

Njesoj, t'u behej thirrje vizitoreve te sillnin dhe te dhuronin sa me shume kujtime, jo vetem nga burgjet por edhe nga kampet e punes dhe te internimit, ku shume kane kaluar femijerine, dhe sot jane burra e gra ne moshe dhe ne gjendje per te pershkruar kalvarin e tyre.

Ndoshta edhe Mukja e 1943-it ka vlere per t'u perkujtuar, si zanafilla e diktatures komuniste, fillimi i luftes civile qe zgjati afro gjysme shekulli.

Abuzohet, tejkalohet me sloganin se zbatuam "ligjet e kohes"! Tortura ndalohej me ligj, ashtu edhe ligjet e kalim-kufirit ne 90-en. Rastet me skandaloze me manipulime, te pakten per ato qe jane promovuar me shume, jane te poeteve ne Librazhd dhe ne Kukes. Blloshmi dhe Leka do te demtonin ekonomine duke shkruar vjersha!

Dalja nga muzeu eshte shokuese. Nje zgjidhje e goditur per paraqitjen e ekspozites "erresire". Ndersa kur del jashte ngadaleson hapat, syri pershtatet me driten, ngre koken lart dhe paradoksalisht, si per te dashur te besh ngjashmeri, ne mozaikun e Muzeut numeron 4-5 pushke, plus edhe shtiza! Pa e zgjatur m'u kujtua Gjykata Kushtetuese. Sidoqofte e verteta eshte shume kokeforte.

Ndihem mire se si pjese e punonjesve te ATSH-se dhane nje ndihmese ne ngritjen e kesaj ekspozite. Te perpiqemi ta pasurojme ne te ardhmen. Gjithkush ka shume per te folur e treguar...

* Drejtore e Agjencise Telegrafike Shqiptare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›