E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu BE rol me aktiv

Bashkimi Evropian do të ketë një rol më aktiv në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kështu thonë burime diplomatike të mirë informuara nga Brukseli. Ndërkohë Brukseli zyrtar duhet të përfshihet në formulimin e propozimeve, ndërsa kjo detyrë do të duhej t'i takonte ndërmjetësit Robert Cooper.

“Robert Cooper lehtëson, në emër të BE-së, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bën të gjitha që nënkuptohet në këtë kontekst”, ka thënë për shtypin serb, Maja Kociançiç, zëdhënëse e Catherine Ashton, bën të ditur Telegraf.

Duke iu referuar burimeve të administratës së Brukselit, gazeta serbe “Vecernje Novosti” pohon se ekipi i Prishtinës nuk jep deklarata për propozimet e Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›