E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci-Feith Zbatim planit Ahtisari

Në takimin mes kreut të ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Peter Feith u vu theksi në zbatimin e planit të Ahtisarit dhe në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike.

“Diskutuam për hapat tonë të mëtejshëm për situatën e re të krijuar. Do të punojmë bashkarisht për zbatimin e plotë të dokumentit të presidentit Ahtisaari, për integrimin edhe më të fuqishëm të të gjitha komuniteteve në institucionet dhe shoqërinë kosovare", tha Thaci.

Ndërkaq sipas Telegraf, përfaqësuesi Civil ndërkombëtar, Peter Feith ka pohuar se gjatë muajit të ardhshëm do të zhvillohet takimin e radhës të Grupi Drejtues Ndërkombëtarë për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›