Maas: Jo optimist për kandidaturën e Serbisë
Kandidatura e Serbisë për në BE është përmëndur dhe nga ambasadori gjerman në Serbi, Wolfram Maas, ndërsa nuk është shprehur optimist sa i takon situatës.
“Unë nuk jam krejt optimist, por as pesimist. Kushtet për kandidaturë janë të qarta dhe të lehta për ti përmbushur: zbatimi i marrëveshjeve me Prishtinën, shtrimi i mandatit të EULEX-it dhe KFOR-it në tërë territorin e Kosovës dhe marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës”, tha Maas gjatë takimit me studentë, në ambasadën gjermane në Beograd.
Maas ka cituar se vendi i Serbisë është në BE, ndërsa ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Vojislav Kostunica, se Serbia po humb kohë me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.