E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosove- Serbi dhe perspektiva e tij

Dialogun do te vazhdojme nga mesi i prillit ne qofte se Kosova deri atehere ende i ka perfaqesuesit e vet Me kete pergjigje gjysmeironike shefi i delegacionit serb ne dialogun me Prishtinen Borislav Stefanoviq beri te qarte se kriza institucionale ne Kosove do te mund te ndikonte edhe dialogun kosovaro - serb.

Qeveria e Kosoves nderkohe ka kumtuar se shpallja e zgjedhjes se presidentit antikushtetuese nuk do te ndale dialogun me Serbine. Edita Tahiri zevendeskryeministre dhe shefe e delegacionit kosovar ne dialog me Serbine beri te qarte se me palen serbe jane hapur shume tema te rendesishme si telekomunikacioni dhe furnizimi me energji elektrike. Ajo thote se jane arritur edhe marreveshjet e para parimore. Kemi bere progres ne ceshtjet e regjistrit civil dhe kthimit te dokumentacionit kadastral shpjegon Tahiri. Kete marreveshje konfirmon edhe shefi i delegacionit serb Borislav Stefanoviq. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edita Tahiri

Kjo marreveshje eshte vetem nje prej elementeve te procesit te pergjithshem. Ne jemi te gatshem qe me dokumentacionin perkates te kontribuojme ne zgjidhjen e ketij procesi dhe te ndihmojme qytetaret te realizojne te drejtat e tyre thote Stefanoviq.

Marreveshja me palen serbe eshte arritur vetem duke i falenderuar kompromisit te pales kosovare e cila pranoi qe ti kthehen kopjet dhe jo origjinalet e regjistrave civile dhe kadastrit te rrembyera dhe te transportuara ne Serbi gjate kohes se luftes para 12 vitesh.

Ne dialogun mes Prishtines dhe Beogradit deri tani ka pasur perparime edhe ne ceshtjen e furnizimit me energji elektrike. Por pala serbe eshte e mendimit se dialogu ne fakt duhet te zhvillohet vetem per kthimin legal te Elektroekonomise Serbe ne Kosove dhe furnizimit te popullates serbe atje.

Stefanoviq pohon se me Kosoven nuk do te nenshkruhet ndonje marreveshje e cila do te nenkuptonte njohjen e pavaresise. Shume analiste jane te mendimit se kjo pamundeson arritjen e marreveshjeve serioze ne raportet mes Prishtines dhe Beogradit. Jo kjo nuk do te thote se marreveshjet jane te pamundshme. Une jam i sigurt qe marreveshjet jane te mundshme per te gjitha ceshtjet e hapura. Por absolutisht eshte e panevojshme te nenshkruhet ndonje dokument e me se paku dokumente qe do te njohin apo qe mund te konfirmojne ekzistencen e ndonje shteti pergjigjet Stefanoviq.

E konfrontuar me kete deklarate te Stefanoviqit i cili pohon se nuk do te nenshkruaje ndonje marreveshje me shtetin e Kosoves Tahiri thote Ky dialog teknik ka nje kontekst nderkombetar qe do te thote se ne nuk jemi lojtare unilateral as Kosova dhe as Serbia. Ne kemi BE-ne si ndermjetesuese dhe SHBA si mbeshtetese te dialogut ndersa qellimi eshte integrimi evropian. Nuk mund te merren vendime unilaterale dhe Stefanoviqi e di shume mire se cilat do te ishin pasojat e izolimit te Serbise nese merr nje vendim te tille. Kjo vlen per te dyja palet.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borko Stefanovic

Sidoqofte burime diplomatike pohojne se se shpejti ne Bruksel do te takohen perfaqesuesit e Agjencise Kadastrale te Kosoves eksperte te EULEX-it dhe perfaqesuesit te autoritetit te regjistrave civile ne Serbi. Qellimi eshte qe te merren vesh perfundimisht rreth regjistrave civile. Ne kete takim nuk do te jene shefat e delegacionioneve Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq sepse takimi eshte i nivelit teknik. Pritet qe ekspertet serbe me vete do te sjellin edhe regjistrat civile qe Serbia i ka marre gjate kohes se luftes. Eskpertet nderkombetare do te ndihmojne ne verifikimin e kopjeve qe do te sillen nga Serbia dhe do ti dorezohen kosovareve. Do te ishte ky rezultati i pare konkret i dialogut kosovaro - serb te filluar ne fillim te muajit mars.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›