Kyper Shkelje e ligjit po jo patjeter e kushtetutes

Cilat jane shkaqet qe cuan ne nje ngjarje te tille dhe si mund te evitohet kjo ne te ardhmen
Ndiqni nje bisede me Prof.dr.Herbert Kuumlpper drejtor i Institutit ligjor per Evropen Lindore ekspert ligjor vecanerisht per kushtetuten e Kosoves.
DW Zoti Kyper sipas jush a ka pasur vertet nje procedure jo kushtetuese ne zgjedhjen e presidentit te Kosoves dhe konkretisht ku Mos valle ka paqartesi me ligjet kushtetuese
Kyper Zanafilla e gjithe kesaj ngjarjeje lidhet me kryetarin e parlamentit sepse ai eshte personi i cili duhet te interpretoje dhe te zbatoje ligjet qe jane ne fuqi. Kjo ka te beje me kushtetuten dhe me ligjet e tjera kjo ka te beje me rendin e dites se paralmentit si dhe rregulloren e brendshme te parlamentit.
Duhet te themi se kushtetuta eshte teper e re dhe kemi te bejme me rastin e pare precedent gjithashtu duhet thene se kushtetuta nuk eshte e qarte. Pra mund te thuhet edhe qe menyra sesi ka vepruar kryetari i parlamenti nuk bie ne kundershtim me kushtetuten. Shumica e trupit gjykues te Gjykates Kushtetuese thote se kemi me te bejme me nje shkelje por ka dy gjykates te kesaj gjykate qe mendojne se gjithcka ishte konform ligjit. Pra ka mendime te ndryshme ne lidhje me menyren se si ka vepruar kryetari i parlamentit pra qe ajo mund te jete edhe e pranueshme.
DW Por si mund te shmanget kjo per te ardhmen zoti Kyper
Kyper Sipas mendimit tim vendimi i Gjykates Kushtetuse ben qe per te ardhmen gjithcka te jete e qarte. Une mendoj qe kushtetuta duhet ndryshuar ose te pakten te behet me e sakte me precize.
DW Zoti Kyper mos valle politikaneve kosovare u mungon kultura ligjore apo kjo e tera eshte bere me qellim
Kyper Ka mundesi por prej ketunga Gjermania une nuk gjykoj dot nese kemi te bejme me nje shkelje te qellimshme te kushtetutes apo ishte vetem nje interpretim i gabuar i procesit te zgjedhjes se presidentit. Pra nje veprim qe mund te falet. Ishte hera e pare qe kemi nje zgjedhje te tille. Pra te dyja qendrimet jane te mundshme.
DWTani do te kemi nje procedure te re per zgjedhjen e presidentit. A jane te detyruar te gjithe deputetet te jene ne salle zoti Kyper
Kyper Ne fakt po per kete gje ata jane te detyruar prej ligjit per deputetet Ne rast se nuk jane te pranishem atehere kemi shkelje te ligjit per deputetet por jo te kushtetuets. Dhe ky eshte nje ligj i zakonshem. Me sa di une ne ligjin per deputete nuk eshte percaktuar se cfare ndodh nese deputetet nuk jane te pranishem ose largohen nga salla dhe me sa duket ne nje rast te tille nuk ndodh asgje. Pra prania deputeteve eshte me teper nje detyrim simbolik.
Autor Mimoza Cika Kelmendi
Redaktoi Auron Dodi