E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur hapi drejt jetes ngec ne mina

Naim Qerimaj nga Gllogjani cdo 16-te qershori i sjell kujtime te perziera gezimi e trishtimi. 12 vjet me pare teksa shoket e tij dhe popullata e Kosoves po ngarendnin te kremtonin momentin historik te nderhyrjes se forcave te NATO-s ne Kosove hapi i ngeci ne mine. Jemi kone me nje grup shokesh. Por une e pata fatin dhe rashe ne mina. Kur e kam kqyr komen e e kam pa tcungume o kone moment shume i vshtire se thashe Per mua ska me jete... Por fale Zotit e shokeve tash jam ketu dhe shume i kenaqur qe e mrrime kte dite. Por pres me shume nga parlamenti e qeveria.

114 te vrare e 446 te lenduar nga mjetet e pashperthyera

Por ky 35 vjecar dhe baba i tre femijeve nuk ishte vetem ne kete fatkqesi. Une jam nder te paret qe kam pesuar nga minat e lutesha Ishalla do Zoti e sbjen tjeterkush pas meje Por pas meje kane pesuar edhe shume te tjere. Edhe djali i axhes tuj ndihmu KFOR-it me heq ndonje mine se perdite kthehej popullata prej Shqipnise e vendeve tjera kah ishin deportu e ik gjate luftes. Por tuj cmontu mina e ka humb komen e djathte.

Edhe pse prej qershorit te vitit 1999 jane pastuar mbi 46 milione meter katrore nga 82 mije mina bomba kasetore dhe mjete te tjera shperthyese te vena nga forcat serbe apo mbetje nga bombardimet e NATO-s mbi caqet e ketyre forcave dhjetra qytetare te Kosoves kane lene jeten ose gjymtyret ne fushat e minuara.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Naim Qerimaj

Ahmet Sallova shef i Qendres Koordinuese te deminimit ne kuader te Forces se Sigurise se Kosoves thote Qe nga viti 1999 ne kemi 114 te vrare dhe 446 persona te lenduar. Numri i zonave te rrezikshme ka qene me i madh se 4500 zona te afektuara. Tahme ky numer eshte reduktuar ne 60 zona me rrezikshmeri te larte dhe i kemi 50 zona te raportura si te dyshuara qe perbejne mjete te pashperthyera dhe mina.

Fushat e minuara vazhdojne te paraqesin rrezik

Kompanite per Deminim te Regjimentit te Mbrojtjes Civile RMCne kuader te FSK-se ne operacionet humanitare per deminim vetem gjate vitit 2010 kane pastruar 130880 metra katrore. Pas angazhimit te KFOR-it FSK-se dhe organizatave te ndryshme nderkombetare edhe 12 vjet pas luftes zonat e brezit kufitar vazhdojne te paraqesin rrezik per qytetaret e Kosoves pohon z.Sallova sipas te cilit Zonat me rrezikshmerine me te larte gjenden ne perendim te Kosoves ne lindje dhe ne jugperendim te saj.

Forcat e KFOR-it deri me tani kishin rolin kyc ne pastrimin e zonave te minuara nga te cilet u trajnuan edhe pjesetaret e Forces se Sigurise se Kosoves per te marre gradualisht edhe pergjegjesite e kesaj fushe. Perforcuese e ketyre aktiviteteve ishte Qendra e Evropes Juglindore per Deminim e financuar nga State Departamenti Amerikan. Ndersa bashkepunimi me KFOR-in si dhe dy organizatat e vetme qe veprojne nderkohe ne Kosove Hallo Trust dhe MAT vazhdon- thote z.Sallova sipas te cilit pervec pranimit te pergjegjsive nga Kfor-it per gatishmeri 24 oreshe ne sherbim te qytetarit kane edhe pergjegjesi te tjera.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ahmet Sallova drejton Qendren Koordinuese te deminimit

Toge e vecante deminimi ne autostraden Morine-Merdare

Pervec kujdestarise ne kemi edhe ekipet qe do te kryejne deminim humanitar. Ndersa nje ekip do te perkrah projektin madhor autostraden Rruga e Kombit meqense rruga kalon neper zona te minuara apo te dyshuara me crast kerkohet pastrim ne thellesi te caktuara. Edhe ekipe te tjera do tjene te angazhuara sipas Planit per Deminim te vitit 2011.

Deminimet per vitin 2011 pritet te fillojne me 1 prill ku aktivitetet do te perqendrohen ne Belince Ferizaj Harilac ku gjendej depoja e armeve te Armates Jugosllave e bombarduar nga forcat e NATO-s ne fshatin Milaj qe te mundesohet kthimi i banoreve ne vatrat e veta si dhe ne fshatin Koshare per te mundesuar hulumtimin per personat e pagjetur. Ende problematike mbesin fshatrat Jasiq dhe Gjocaj ku per shkak te rrezikut nga minat edhe pas 12 vjetesh mungon kthimi i qendrueshem i banoreve.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›