Dialogu Kosovë-Serbi, Berisha: Mirëpres arritjen e marrëveshjes
Tiranë- Kryeministri Berisha në një deklaratë për media bën të ditur se po e ndjek me shumë interes dialogun Kosovë-Serbi.
“Kryeministri Berisha po ndjek me shumë interes vijimet pozitive të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel dhe mirëpret arritjen e marrëveshjes”,- thuhet në deklaratën shpërndarë mediave.
Sipas kryeministrit të vendit, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është një arritje e madhe jo vetëm për këto dy vende fqinj, por edhe për të gjithë rajonin. “Ajo i hap rrugën proceseve të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe shpejton integrimin europian të tyre.”
Ndërmjetësuesja e bisedimeve Kosovë-Serbi Catherine Ashton është shumë optimiste për arrijen e një marrëveshjeje mes dy vendeve. Bisedimet Kosovë-Serbi fillojnë sërish ditën e nesërme.
(a.h/BalkanWeb)