Importi i mbetjeve, qeveria autorizon shoqërinë “Ansa”, sh.p.k
TIRANË-Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për autorizimin e shoqërisë “ANSA”, sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, me kodet GH 011ex 391510 dhe B1 - B3010, të Konventës së Bazelit.
Sipas këtij vendimi, sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 (tre mijë e gjashtëqind) tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, dhe vendet e Bashkimit Europian.
Transporti të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “ANSA”, sh.p.k., dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, dhe monitorimi i tyre të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave.
Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me një raport - analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit. Periudha e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “ANSA”, sh.p.k., është 1 - vjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Ministria e Mjedisit, në zbatim të kërkesave të mësipërme ligjore dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, merr masat e nevojshme për kontrollin e procesit të riciklimit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “ANSA”, sh.p.k., edhe pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria miraton disa vendime të rëndësishme