Shpërthimet në Boston, autorët e ngjarjes të veshur si atletë? (FOTO)
SHBA- FBI-ja po kryen hetime intesive për të zbuluar përgjegjësit e shpërthimeve në maratonën e Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Deri më tani është bërë arrestimi i një personi, ndërsa në media janë poublikuar disa foto të një individi që dyshohet se është autori i ngjarjes.
Nga imazhe është arritur në përfumdimin se përgjegjesit e shpërthimeve kanë qenë të veshur si atletë, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime.
Fotot janë mbajtur sekret prej disa orësh me qëllim që të mos dëmtohej hetimi, por më pas ato u shfaqën në ët gjitha mediat.
Një konferencë për shtyp, në lidhje me progresin e hetimeve, do të mbahet në orën 22:00, me orën shqiptare. Në këtë konferencë pritet të mësohet identiteti dhe qëllimet e agresorit të arrestuar.
Pamjet janë marrë nga një video sigurie e një dyqani përballë vendit të shpërthimit të parë, ku shfaqej një mashkull, i cili hidhte çantën me eksploziv përpara turmës dhe largohej.
Shpërthimi i ndodhur në maratonën e Bostonit i mori jetën një djali 8-vjeçar, një studenteje kineze dhe një gruaje 29-vjeçare.
Autori i dyshuar
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4