Dialogu Kosove Serbi Pritshmeri e pengesa ne takimin e Majit

Kryesuesja e delegacionit te Kosoves ne bisedimet me Serbine Edita Tahiri thote se ne takimin e radhes me palen serbe qe do te zhvillohet ne mesin e majit ne Bruksel mund te kete nje perafrim qendrimesh ndoshta edhe nje marreveshje kornize per disa pika te cilat jane diskutuar deri tash ndermjet paleve. Ne mund te arrijme ne nje kornize te marreveshjes kornize qe pastaj duhet te kthehet ne Kosove per te marre miratimin perfundimtar politik vendimi final duhet te miratohet nga qeveria. Tash per tash une pres qe mund te kemi nje kornize marreveshje ne tre fusha ne energji telekomunikacion dhe levizje te lire thote Edita Tahiri.
Marreveshja sa per sy e faqe
Ndersa Kosova pret qe te kete nje marreveshje kornize me palen serbe ne fushat e siperpermendura qeveria e Serbise vetem javen e fundit ka leshuar me qindra targa te Serbise per makinat e serbeve ne veri te Kosoves. Kjo per policine e Kosoves eshte e jashteligjshme. Policia ka urdheruar qe te konfiskohen te gjitha targat e reja te makinave te leshuara nga Serbia qe qarkullojne ne Kosove.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtuesi i delegacionit serb Borko Stefanovic
Nderkohe kryesuesi i delegacionit te Serbise ne bisedime me Kosoven Borko Stefanoviq u ka deklaruar mediave serbe se shume ceshtje qe lidhen me serbet e Kosoves kerkojne zgjidhje urgjente dhe cdo levizje e njeanshme ne Kosove mund te vere ne pikepyetje gjendjen e brishte te sigurise. Kryesuesja e delegacionit te Kosoves ne bisedimet me Serbine Edita Tahiri thote se veprime te njeanshme po ndodhin nga pala serbe dhe si te tilla ato ndikoje negativisht ne dialogun Kosove-Serbi. Per te qene konstruktiv si pale Serbia do te duhej qe te ndaloje dukuri te tilla sepse ato drejtpedrejt do te ndikojne negativisht ne dialogun Kosove-Serbi. Ne si qeveri e Republikes se Kosoves jemi te qarte ne shtrirjen e sundimit te ligjit ne te gjitha fushat pra edhe ne ceshtjen e targave te reja te Kosoves te cilat tashme jane ne zbatim e siper dhe do te zbatohen ne te gjithe territorin e Kosoves thote Edita Tahiri.
Mosmarreveshjet per te ardhmen e Trepces
Qeveria e Kosoves ne politikat e brendshme te saj po vazhdon me procesin e privatizimit te ndermarrjeve shoqerore te Kosoves dhe ky proces sipas perfaqesuesve te qeverise do te perfshije edhe veriun e Kosoves perkatesisht kompleksin industrial Trepca. Perfaqesues te qeverise se Serbise i kane kerkuar qeverise se Kosoves qe te mos e privatizoje Trepcen por e ardhmja e ketij gjigandi industrial qe gjendet ne veri te Kosoves te perfshihet ne dialogun Kosove-Serbi. Qeveria e Kosoves thote se menaxhimi i te gjitha aseteve qe gjenden brenda territorit te Kosoves jane ceshtje e politikes se brendshme te Kosoves dhe ato nuk do te perfshihen ne dialogun Kosove-Serbi.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Lindita Arapi