E Diel, 1 Nëntor 2026

William dhe Kate hiqet ftesa per ambasadorin sirian

Ishte ftuar në martesën e princit William me Kate Middleton, por në momentin e fundit Britania e Madhe ka vendosur të tërheqë ftesën.

Bëhet fjalë për ambasadorin sirian, i cili rezultonte në listën e të ftuarve në dasmë, edhe pse gjakderdhja po vijon në vend.

Ftesa e tij kishte shkaktuar polemika të forta në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasadori Sami Khiyami u ftua të mërkurën në Foreign Office ku i është thënë se përdorimi i dhunës nga ana e ushtrisë kundër manifestuesve është e papranueshme në sytë e qeverisë britanike.

Megjithatë diplomati rezultonte deri mëngjesin e sotëm në listën e të ftuarve në Westminster.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›