E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina Rusia Libani bllokuan - KS i OKB-se nuk arrin te denoje dhunen ne Siri

Diskutimi nuk zgjati as nje ore ne mungese te konsensusit te 15 anetareve Keshilli i Sigurimit nuk gjeti gjuhe te perbashket per denimin e dhunes se vazhdueshme ne Siri. Nensekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Lynn Pascoe e informoi ne pika te shkurtra ne nje seance te hapur Keshillin e Sigurimit per gjendjen ne Siri Zjarr artilerie ndaj civileve te paarmatosur arrestime sistematike dhe shkaterrime selektive te materialeve sanitare si dhe arrestime te stafit mjekesor.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti sirian Bashar Assad

KS nuk gjen as minimumin e gjuhes se perbashket

Por edhe pse pershkrimet e Pascoe-s nuk lane asnje fije dyshimi se regjimi ne Damask po perpiqet ti mbyse me dhune ushtarake demonstratat paqesore Keshilli i Sigurimit nuk arriti te pajtohet as per formen me te bute nga katalogu i veprimeve te Keshillit te Sigurimit per nje komunikate shtypi permes se ciles do te denohej shtypja me dhune e kundershtareve te regjimit ne Siri dhe do te kerkohej nje hetim i pavarur i ngjarjeve. Nje projekt per nje deklarate te tille ishte dorezuar se bashku nga Gjermania Franca Britania e Madhe dhe Portugalia. Vecanerisht Rusia dhe Kina por edhe Libani e pane deri ne fund me sy skeptik kete deklarate.

Siria kembengul ne zbardhjen e ngjarjeve se brendshmi

Ambasadori i Sirise ne Kombet e Bashkuara Bashir Jaafari sqaroi nderkohe ne Nju Jork se trazirat ne Siri jane veper e agjitatoreve te huaj per origjinen e te cileve megjithate ai nuk deshi te flas. Ai refuzoi po ashtu nje hetim te pavarur te ngjarjeve ne Siri. Ne mund te kryejme vete cdo lloj hetimi dhe ate me transparence te plote. Per me teper Keshilli i Sigurimit nuk duhet te reagoje ndaj raporteve te shtypit por duhet ti besoje perfundimisht raporteve zyrtare.

Ambasadori i Sirise i referohet me kete nje deklarate zyrtare te qeverise se presidentit Baschar al-Assad. Megjithate qeverise ne Damask nuk mund ti besohet aq shume theksoi ambasadorja amerikane ne Kombet e Bashkuara Susan Rice. Presidenti Assad fajeson ne menyre te pandershme te huajt por ne te njejten kohe kerkon ndihmen e Iranit per te shtypur qytetaret siriane. Ambasadorja amerikane kerkoi nga presidenti i Sirise qe te ndryshoje kursin e tij.

Autor Thomas Schmidt/Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›