E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria OJQ-ja 500 civile te vdekur ne revolta

Bilanci i revoltave në Siri është ngjitur në 500 të vdekur. Lajmin e ka bërë të ditur organizata për të drejtat e njeriut Sawasiah.

Gjithnjë sipas OJQ-së, e themeluar nga avokati për të drejtat e njeriut Mohannad al-Hassani, mijëra persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë konsideruar të zhdukur.

Në demonstratat që po zhvillohen në vend, protestuesit kanë dalë në rrugë për të kërkuar lirinë politike dhe fundin e korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›