E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosove-Serbi vazhdon nga mesi i Janarit

Prishtina dhe Beogradi do te vazhdojne bisedimet gjate janarit per tri ceshtje energjetiken telekomunikacinin dhe perfaqesimin e Kosoves ne nisma rajonale. Data e sakt e takimit te radhes akoma nuk dihet. Por te dyja palet Prishtina edhe Beogradi konfirmojne se dialogu do te vazhdoje. Udheheqesja e delegacionit te Prishtines Edita Tahiri i tha Deutsche eelles se gjate takimeve te Janarit do te diskutohen edhe ceshtje tjera.

Dialogu vazhdon gjate muajit Janar Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Delegacioni kosovar i gatshem.

Dialogu do te vazhdoje gjate muajit Janar. Besoj se nga mesi i muajit do ta kemi takimin e radhes dhe do te diskutohen ceshtjet qe tashme jane ne axhende bashkepunimi rajonal energjia dhe telekomunikacioni. Po ashtu mendoj se gjate muajit Shkurt mund te kemi edhe nje raund tjeter bisedimesh per ceshtjet si transporti rrugor dhe hekurudhor transporti ajror kompensimi i demeve te luftes demarkacioni i kufirit ceshtja e te pagjeturve dhe ceshtje te tjera qe kerkojne zgjidhje thote Edita Tahiri.

Udheheqesi i ekipit te Beogradit Borisllav Stefanoviq ka thene se pala serbe ka kerkuar qe ne ceshtjen e perfaqesimit rajonal te Kosoves te merret parasysh Rezoluta 1244 e KS-it. Por kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri thote se nuk eshte hera e pare qe Serbia ve kushte ne kuader te dialogut. Sipas saj Serbia tashme ka marre obligime ne raport me Bashkimin Evropian dhe ato duhet zbatuar nese vertete deshiron qe ta merr statusin e vendit kandidat per anetaresim ne bashkimin evropian. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borisllav Stefanoviq te respektohet kushtetuta e Serbise.

Serbia nuk mund te ve kushte

Qendrimet penguese ne kuader te dialogut nga pala serbe nuk jane risi per palen kosovare. Pikerisht keto qendrime te Serbise ben qe ajo ne Dhjetor te mos e merr statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE. Mendoj se Serbia tash nuk mund te ve kushte. Kosova eshte shtet i pavarur ka kushtetuten e saj dhe Kosova nenshkruan dhe zbaton marreveshje te cilat jane ne harmoni te plote me kushtetuten dhe ligjet e saj thote Edita Tahiri.

Ndermjetesi i Bashkimit Evropian ne dialogun Kosove-Serbi Robert Cooper ka deklaruar per mediet serbe se ai nuk do te merret me kushtetutat e Serbise dhe Kosoves. Atij i intereson qe te gjeje zgjidhje praktike per te dyja palet. Per keto qendrime te ndermjetesit Robert Kuper Edita Tahiri thote BE eshte ndermjetesues ne kete dialog dhe ky eshte qendrim korrekt ndaj paleve. Ndersa palet jane ato qe bejne marreveshje natyrisht me garancite e BE-se. Por ne i kemi vijat e kuqe dhe te gjitha marreveshjet duhet te jene ne harmoni me kushtetuten e Kosoves thote Edita Tahiri.

Veshtiresi gjate rrjedhes se dialogut Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Robert Cooper nuk me interesojne kushtetutat.

Sidoqofte ndermjetesi i BE-se Robert Cooper ka thene se ka pasur shume veshtiresi ne arritjen e marreveshjeve te deritashme Kosove-Serbi. Veshtiresi sipas tij do te kete edhe ne te ardhmen. Edita Tahiri parasheh se do te kete edhe veshtiresi shtese sepse ne pranvere do te mbahen zgjedhjet ne Serbi. Nderkohe qe edhe ne Kosove gjate vitit 2012 parashihen zgjedhjet presidenciale. Kjo mund te shkaktoje nderprerje te perkohshme te dialogut. Edita Tahiri perjashton mundesine qe viti 2012 do te shenoje edhe fundin e dialogut teknik Kosove-Serbi.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›