Hungarezet demonstrojne kunder ndryshimeve kushtetuese

Kundershtaret nuk ishin larg njeri-tjetrit te pakten jo ne hapesire. Ndersa te henen 02.01.2012 me dhjetera mijera njerez demonstronin para Operes se Budapestit kunder kushtetutes se re te vendit kryeministri Viktor Orban merrte pjese ne te njejten kohe ne nje ceremoni festive ne opera. Ne ndertesen historike udheheqja politike festonte kushtetuten e re e cila hyri ne fuqi ne diten e Vitit te Ri. Para nderteses demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet diktatura e Orban-it ne kor ata kerkonin doreheqjen e tij. Tubimi i protestes zhvillohej nen sloganin Do te kete perseri republike. Ne kushtetuten e re termi Republike eshte hequr nga emertimi i shtetit - ne vend te Republikes se Hungarise vendi tani quhet thjesht Hungari. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Njerzet protestojne ne rruge...
Hipokrizia kunder virtytit
Tubimin e kishin organizuar disa organizata civile dhe parti opozitare. Si oratore folen disa perfaqesues te partive. Ish i ngarkuari per mbrojtjen e te dhenave Laszlo Majtenyi tha ne fjalimin e tij Ne opera sot eshte mysafir hipokrizia. Ne rruge sundon virtyti i kushtetutshmerise.
Nje nga udheheqesit e protestave Sandor Szekely i levizjes Solidariteti tha se kushtetuta e re shkaterron mekanizmat demokratike qe jane krijuar pas renies se komunizmit ne vitin 1989. Kushtetuta e re u miratua ne prill me shumicen prej dy te tretash te fraksionit qeverises Fidesz Aleanca e Demokrateve te Rinj kunder votave te opozites. Sipas kritikeve ajo kufizon te drejtat e Gjykates Kushtetuese dhe kufizon pavaresine e shtypit dhe te gjyqesorit. Pak para nderrimit te viteve parlamenti kaloi me ngut ligje te tjera me te cilat kufizon nder te tjera pavaresine e Bankes Qendrore dhe ndryshon ligjin elektoral ne favor te Fidesz-it.
Qeverive te ardhshme u jane lidhur duart Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ...Viktor Orbani ne foto me ministrin e Ekonomise Gyorgy Matolcsy feston ne opera
Kushtetuta mund tua veshtirosoje jeten qeverive te ardhshme. Keshtu taksa e njesuar 16 per qind u ngjit ne rang kushtetute. Kritiket tani kane frike nga humbjet tatimore ne miliarda. Nje keshill i buxhetit i emeruar nga Orban mund te vere veto per nente vjet kunder buxheteve te qeverive te ardhshme. Gjykatesja me e larte e vendit dhe prokurori i pergjithshem jane emeruar per nente vjet te besuar te Orbanit - edhe pas perfundimit te mandatit te tyre ata do ta mbajne postin nese nuk do te kete dy te tretat e shumices per mandatare te rinj.
Ne rastin e nje parlamenti ne te cilen shumica qeveritare nuk ka shumicen prej dy te tretash kjo mund te coje ne paaftesine e qeverise per te drejtuar percakton instituti i pavarur Etves ne nje analize te tij.
Por edhe nga jashte qeverise hungareze era i fshikullon ne fytyre Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso Banka Qendrore Evropiane BQE dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton kritikuan haptazi kursin e Orbanit. Pervec kesaj agjencite e vleresimit Standard amp Poor dhe Moodys I klasifikuan obligacionet hungareze ne javet e fundit ne nje nivel shume te ulet.
Autor Martin Muno dpa afp rtr/Angjelina Verbica
Redaktion Bahri Cani