Si funksionojne zgjedhjet paraprake ne SHBA

Nuk ka kaluar shume nga koha kur kandidatet presidenciale te dy partive ne SHBA caktoheshin me negociata ne dhomat e pasme. Boset e partive vendosnin se kush do te ishte kandidati per president i demokrateve perkatesisht republikaneve. Vetem prej 1972 rregullat ndryshuan.
Ky ishte fillimi i sistemit modern qe njohim sot dhe njekohesisht fillimi i fundit te kongresit nacional te partive.
Sepse ne kongreset partiake zakonisht delegatet vetem miratojne ate qe kane percaktuar zgjedhesit dhe zgjedheset ne te gjithe vendin. Kjo ne nje kohe kur rregullat pe rzgjedhjet paraprake qe quhen sipas menyres se zgjedhjeve Caucus ose Primary jane komplekse- dhe ato dallohen edhe midis demokrateve dhe republikaneve.
Caucus ka kuptimin takim mbledhje dhe keto takime kerkojne edhe pranine personale te zgjedheseve dhe zgjedhesve. Ata takohen ne dhoma ndenjieje ne shkolla dhe kisha per te votuar per kandidatin e tyre presidencial - dhe per poste te tjera politike- dhe per te votuar se cilet delegate do te dergojne ne kongreset partiake te tyre. Keta delegate zgjedhin pastaj presidentin ose presidenten.
Zgjedhesit konservatore republikane jane ata qe vendosin
Ai qe i le vetes kohe qe te marre pjese ne nje takim te tille eshte nje njeri me kohe ne dispozicion - dhe shumicen e hereve ai eshte shume i angazhuar.
Per demokratet Caucus eshte nje teater i pazakonshem. Deri ne fund perpiqen mbeshtetesit e kandidateve qe ti entuziazmojne per kandidatin e tyre te pranishmit. Ka grindje debate dhe negociata. Nese nje kandidat merr me pak se 15 te votave te te pranishmeve mbeshtetesit e tij mund te kerkojne ne raundin tjeter te zgjedhjeve nje favorit te ri. Por viti 2012 do te jete jospektakolar per demokratet sepse kandidati presidencial eshte percaktuar Barack Obama do te futet pa sfidues ne gare.
Persa i perket republikaneve procesi i zgjedhjes ne Caucus eshte me i thjeshte ketu votohet me leter. Pasi letra eshte hedhur ne kuti vota nuk mund te ndryshohet me. Por deri atehere lejohet te kryhet pune bindese.
Procedure e gjate
Procesi i gjate elektoral mund te vazhdoje per nje periudhe te gjate kohe. Zgjedhjet e para paraprake Caucus ne Iowa- zhvillohen ne 3 janar ne qershor votohet ne Kaliforni dhe ne Nju Xhersi. Por deri atehere zgjedhjet duhet te jene vendosur prej kohesh. 1144 vota delegatesh duhet te mbledhe ai qe kerkon te kandidoje per republikanet.
Teorikisht eshte e mundur qe asnje nga kandidatet republikane te mos marre shumicen e nevojshme. Atehere ne kongresin e partise qe do te mbahet prej 27-30 gusht ne Tampa te Floridas kandidati zgjidhet me vota.
Autor Christina Bergmann/ Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica