Solidariteti - virtyt i popullit te Kosoves

Dhjetera shtepi ne gjirin e pishave te Decanit dikur sinonim i qetesise dhe pushimit per punetoret jane shnderruar ne strehe per familjet pa kulm mbi koke. Por a majtojne keto strehe te dobeta druri per vjeshten me shi dhe dimrat e eger.
Atje kem jetu nje jete shume te veshtire - krejt nmal nga ndihmat sociale. Banonim ne baraka druri dhe cka binte jashte futej brenda. Ujin e kishim larg 50 deri ne 100 metra. E bajshim me kova me shishe e me cka mujshim. Nje jete Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Keshtu kemi jetuar me pare... katastrofe rrefen Violeta Pajazitaj nga Strellci i Poshtem. Ajo me burrin kane jetuar ne keto kushte per pese vite me radhe. Nderkohe kane edhe dy vajza - 5 dhe 3 vjecare te cilat kercenoheshin nga kushte te renda.
Me kulm mbi koke fale solidaritetit
Por jeta e kesaj familjeje do te ndryshoje se shpejti. Populli i Kosoves solidaritetin e ka tradite thote Ali Kamaj bashkefshatar i tyre. Tybe prej se e kam pa nja 10 ineksione i kam marr - se sjam mire prej zemre. I thashe Ku paske rrnu more bace kshtu Dimen e ftohte qysh paski mbet gjalle E kemi ba dert me shoke e me miq dhe kemi vendos me ndihmu. Ma spari kemi shku nkomune e i thame kryetarit e kemi nis nje aksion me emer te Zotit. A keni mundsi me na zjgat doren pak Tha kulmin e shpise prej ketij momenti e keni shpjegon Kamaj i cili ishte ne krye te komisionit te fshatit per ndertimin e shtepise per kete familje. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ... e ketu jemi sot.
Angazhimi disamujor dhe mobilizimi i ketyre njerezve te vullnetit te mire shoqerise civile bizneseve dhe i popullates se ketushme pas pese javesh rezultoi me ndertimin dhe mobilimin e shtepise se re.
Te gjithe bre kane dhane Kush cka ka mujt krejt popullata na ka ndihmu Ja kemi mobilu brenda e kemi rregullu banjon ujin kuzhinen. Bunarin ja kemi qel rrymen e kemi shti kanalizimin... shton ai.
Viti i Ri ne shtepi te re
Keshtu familja e mori dhuraten me te mire per Vitin e Ri 2012 kulmin mbi koke rikthimin ne fshatin e tyre dhe shkollimin e femijeve. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Familja e keaqur Pajazitaj
Me duket se kam ardhe ne nje bote tjeter me uje rryme nshpi temen me te gjitha te mirat. Tete kilometra vajtje-ardhje prej shpie nshkolle eshte dasht me udhetu. Neper shi e balte neper bore e ngrice... se ne kemi jetu nmal. Kurse ktu jam nshpi teme shkollen e kemi afer rruga e asfaltume shkon nshkolle me kusherinj te vet me moshatare te vet nkatund tvet. Zoti ju ndihmofte e i bekofte te gjithe. Si une te varfer ka shume ne Kosove. Bej thirrje qe kush tkete mundesi tiu ndihmoje thote ajo.
Solidariteti vie ne te njejten mase edhe nga diaspora te cilet sikurse edhe popullata ne Kosove kane ndertuar dhjetera shtepi anekend Kosoves. Ne njeren nga to po jeton vitet e fundit te jetes edhe 70 vjecarja Ajne Tahirukaj nga Lluka e Eperme e cila tash pese muaj eshte bartur nga kulla e lashte ne nje shtepi moderne. Dhe kjo fale fqinjve te pare te familjes Sutaj me banim ne Zvicer.
Vallahi ftohte se ska pas vec nje tavan me do trere tkqij e qeremidet e kurgjo tjeter. Vec rahmeti i babes e djemve e ma mbaruan kete shpi. Ishalla Zoti ua kthen me tmira thote ajo.
Ndihmat ne kushte te veshtira
Dhe tradita e solidariteti vazhdon edhe ne keto kushte te renda ekonomike thote kryetari i komunes Rasim Selmanaj. Megjithate une mendoj se njerezit e vullnetit te mire kane mundesi te bejne edhe me shume per njerezit ne nevoje. Ndersa komuna me nje vullnet me te madh mund te gjej forma dhe menyra qe ti mbeshtes keto iniciativa pohon Selmanaj.
Edhepse nuk ka ndonje shifer te sakte te shtepive te ndertuara brenda vitit eshte e sigurt se gjendja e rende ekonomike dhe buxheti i limituar i institucioneve perkatese ka nxitur kete mobilizim te popullates. Nje rol te vecante ne kete drejtim e kane edhe mediat te cilat ofrojne hapsire te mjaftueshme per trajtimin e rasteve qe kane nevoje per ndihme.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Bahri Cani