E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi i rrugës, Burgaj mbledh krerët policisë: Afër zbardhjes vrasja e gruas

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka thërritur sot në mesditë një mbledhje urgjente me të gjithë drejtorët e policisë në qarqe, shefat e komisariateve dhe agjentët e krimeve.

Burime jo zyrtare theksojnë se mbledhja, e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve, u thërrit pas krimit të rëndë të ndodhur një natë më parë në Tiranë, por edhe për të analizuar situatën e rëndë të krimit të rrugës në shumë qytete të tjera të vendit.

Pas mbledhjes, Burgaj nuk bëri të ditura detaje të urdhrave që i ka dhënë vartësve, por deklaroi se jemi shumë afër zbardhjes së kriomit që tronditi Tiranës. Megjithatë mësohet se theksi në këtë takim është vënë në parandalimin e këtyre akteve dhe jo thjeshtë në kapjen e kriminelëve pas kryerjes së krimit.

Vjedhjet dhe grabitjet nga grupet e adoleshentëve janë bërë një shqetësim i madh për shoqërinë. Ata grabisin kalimtarë në rrugë, kryeisht gra dhe vajza, duke u marrë varëset, çantat apo sende të tjera që mund ti kenë në duar. Gjithashtu shqetësues është bërë vjedhja në autobuza apo edhe grabitja e banesave.

Krimi i rrugës që mban për autorë të miturit, i ka kaluar tashmë caqet e veprave penalë sporadike, duke marrë trajtat e epidemisë që po pushton të gjithë vendin. Sipas policisë, bandat e adoleshentëve përbëhen në përgjithësi nga fëmijët e familjeve që kanë ardhur në Tiranë nga zonat e veriut, apo zona të tjera rurale, dhe që jetojnë në periferi të kryeqtytetit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›