E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, arrestohen 3 shtetas për zjarrvënie me dashje

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasëve:

"Shaho Braha, i datëlindjes 1953, lindur dhe banues në Tepelenë.
"Fadil Braha, i datëlindjes 1949, lindur dhe banues në Tepelenë.
"Bujar Braha, i datëlindjes 1974, lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin(kushërinj me njëri - tjetrin) më datën 07.08.2012, rreth orës 16.00 në vendin e quajtur Plirza , në fshatin Dukaj të rrethit Tepelenë , i kanë vënë zjarrin kullotës që kishin marrë me qera , me qëllim rigjenerimin e kullotës.Si pasojë e erës së fortë zjarri u ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqje të madhe kujanë djegur rreth 10 hektarë kullotë me bar dhe shkurre.
 

Po si pasojë e erës së fortë zjarri ka përfshirë edhe dy parcela me ullinj shumëvjeçar si dhe një parcele me pemë frutore , me mollë , dardhë dhe arra, ku janë djegur 110 rrënjë Ullinj, si dhe shumë rrënjë Dardhë , Mollë dhe Arra.
 

Zjarri ka rrezikuar seriozisht një lagje të fshatit Dukaj si dhe varrezat e fshatit, por ndërhyrja e mënjëherëshme e repartit Zjarrfikës të Tepelenës, e dhjetë punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë si dhe mobilizimi i banorëve të fshatit bëri që zjarri të mos përfshinte asnjë banesë apo të shkaktonte dëme të tjera në pronën private të banorëve dhe rreth orës 19.00 zjarri është shuar plotësisht.
 

Si pasojë e zjarit është dëmtuar linja elektrike që furnizon me energji fshatin Dukaj , por me ndërhyrjen e specialistëve të ÇEZ, në mbrëmje banorët janë furnizuar me energji elektirke.
 

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale të "Shkatërrimit të Pronës me zjarr", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›