Jahjaga merr çertifikatë mirënjohjeje nga deputetët e Kuvendit
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nderua me çertifikatë mirënjohjeje nga grupi i grave deputete të Kuvendit të Kosovës, për angazhimin dhe punën e saj.
Në emër të grupit të grave deputete çertifikatën e mirënjohjes, Presidentes Jahjaga, ia dorëzoi deputetja Teuta Sahatçija, e cila tha se kjo çërtifikatë i jepet Presidentes për përgjegjshmëri, maturi e kujdes për shtetin dhe qytetarët.
"Për angazhimin tuaj për rastin si ai i rrezikimit të kuotës gjinore, të emërimit të ambasadorëve, për përkrahje të javës së gruas e shumë vepra të tjera, dëshirojmë t’ju falënderojmë dhe të shprehim respektin tonë me një çertifikatë mirënjohjeje", tha Sahatçija.
Çertifikata e mirënjohjes e grupit të grave deputete Presidentes Jahjaga iu dorëzua në përmbyllje të Javës së Gruas, të organizuar nga NDI (Instituti Demokratik Kombëtar) në bashkëpunim me grupin e grave deputete dhe në mbështetje të USAID.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke falënderuar grupin e grave deputete për mirënjohjen tha se atë e ndanë së bashku me to dhe me të gjitha gratë në Kosovë.
(ma.ar/BalkanWeb)