E Diel, 1 Nëntor 2026

Parada e Gay-ve, Ricky Martin në Tiranë?

TIRANË- Ambasada "Pink" ka bërë publike se në datën 17 maj do të 'pushtojë' një prej shesheve kryesore të Tiranës, duke organizuar një sërë aktivitetesh me rastin e ditës botërore kundër homofobisë.

Ndërsa gazeta Standard shkruan se i ftuar në këtë paradë do jetë edhe këngëtari me famë botërore Ricky Martin, i cili një vit më parë ka deklaruar se është gay.

Sipas kësaj gazete, Martin e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të këtij komuniteti, ndonëse sipas verifikimeve që janë bërë në faqen zyrtare të tij, nuk ka asnjë të dhënë se ai do vijë në Shqipëri.

Sipas statistikave në Shqipëri rreth 13 % e popullsisë janë homoseksualë dhe vetëm 5% janë të deklaruar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›