Djali i Gramoz Ruçit fiton lirinë, Lika mbetet në burg
24/11/2011 Ekspertët: Ruçi fajtor, shkeli sinjalistikën rrugore
TIRANE- Ledjon Ruçi, djali i deputetit të PS, Gramoz Ruçi, është cilësuar si i pafajshëm në aksidentin tragjik mes dy automjeteve ku humbi jetën 27-vjeçarja Brunilda Pinderi. Sipas aktit të ekspertëve të aksidenteve rrugore, që Prokuroria ka administruar në dosje, Ruçi ka pasur përparësi në kryqëzimin pranë Rrugës së Elbasanit, pasi ishte ndezur drita jeshile e semaforit, ndërsa drejtuesi tjetër Edi Lika ka qenë personi, i cili ka shkelur rregullat e sigurisë rrugore, (ka hyrë me dritë të kuqe), veprime të cilat kanë sjellë dhe përplasjen e fortë të dy mjeteve. Nisur nga këto rrethana prokurori Blerim Tominaj dje në ambientet e Spitalit Ushtarak, ku mbahen nën trajtim mjekësor Edi Lika dhe Ledjon Ruçi, i ka kërkuar gjyqtarit të çështjes caktimin e masës “detyrim paraqitje” për 26-vjeçarin Ruçi dhe lënien në “burg pa afat” për shtetasin Edi Lika. Kjo pasi sipas prokurorit, nga dëshmitë e administruara në vendin e ngjarjes, pamjet filmike, por dhe ekspertiza, rezulton se shkaktar i këtij aksidenti me pasojë vdekje është drejtuesi i mjetit tip “Mini Cooper” Edi Lika. Ajo që u la pa përmendur gjatë caktimit të masës së sigurisë, është niveli i shpejtësisë me të cilën ka lëvizur mjeti BMË X6, që drejtohej nga Ledjon Ruçi. Dëshmitarët, por dhe pamjet në vendngjarje tregojnë se automjeti është dëmtuar shumë në pjesën e përparme dhe se qëndrimi i tij është bërë në hyrje të një dyqani. Kjo gjë shton akoma dhe më tepër zërat për mundësinë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor edhe nga djali i Gramoz Ruçit, 26-vjeçari Ledjon Ruçi, i cili duket se s’ka respektuar si duhet sinjalistikën rrugore brenda qendrave urbane. “Pavarësisht faktit se Ledjon Ruçi ka pasur përparësi në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, shpejtësia e madhe me të cilën ai ka hyrë në kryqëzim ka qenë e rrezikshme dhe që në rast aksidenti përbën vepër penale”,-shprehen specialistë të fushës së aksidenteve rrugore. Ndërkohë që pas dëgjimit edhe të pretendimeve të mbrojtjes, gjykatësi Fatri Islamaj vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Blerim Tominaj për lënien në arrest me burg të shtetasit Edi Lika dhe caktimin detyrim paraqitje për shtetasin Ledjon Ruçi. Edhe pse ky i fundit mundi të fitojë lirinë, 26-vjeçari s’ka mundur të dalë nga spitali për shkak se vazhdon të qëndrojë nën trajtimin mjekësor të bluzave të bardha të Spitalit Ushtarak. E. QYNO