Zjarr në trenin e pasagjerëve Tiranë-Durrës
DURRËS- Bie zjarr në lokomotivën e trenit me pasagjerë, të linjës Tiranë-Durrës. Zjarri ka rënë teksa treni po lëvizte në zonën e Sukthit, në Durrës, ndërsa mësohet se makinistët kanë shkëputur lokomotivën nga vagonat, me qëllim që zjarri të mos përhapej në dy vagonat që kishin në total rreth 50 pasagjerë.
Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga zjarri, por problem mbetet transporti i pasagjerëve, pasi dy vagonat kanë mbetur në vend. Kërkohet një tjetër lokomotivë që të vazhdohet udhëtimi.
Makinistët deklarojnë se zjarri përfshiu fillimisht motorin e lokomotivës, ndërsa nuk dihen shkaqet e rënies së tij.
(ma.ar/BalkanWeb)