Fondi global dhe bizneset e medha bashkojne forcat kunder Sides

Ndersa vendet dhuruese kufizojne buxhetet per te pakesuar borxhet organizata si Fondi Global per te luftuar Siden Tuberkulozin dhe Malarjen po ndjejne pasojat. Ky fond deklaroi ne nentor te vitit te kaluar se nuk do te jepte grante te reja deri ne vitin 2014. Kohet e fundit ne Uashington zyrtare amerikane dhe te fondit si edhe perfaqesues biznesesh dhe te organizatave joqeveritare u mblodhen per te diskutuar te ardhmen e fondit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Joe de Capua njofton
Fondi global per te luftuar Siden Tuberkulozin dhe Malarjen eshte nje partneritet dhjetevjecar publik-privat. Ai pranon fonde nga qeveri organizata bamirese dhe korporata te medha dhe ka siguruar rreth 23 miliarde dollare ne grante per mbi 1 mije programe ne 150 vende.
Kompania Coca Cola dhe Chevron ishin mes korporatave te medha qe merrnin pjese ne takimin e javes se kaluar ne Uashington. Chevron u nderua si Kampioni i Pare i Fondit Global mes korporatave pasi kishte investuar 30 milione dollare per nje periudhe tre vjecare nga viti 2008 deri ne 2011 dhe ka premtuar se do te jape edhe 25 milione te tjera deri ne fund te vitit 2013. Matt Lonner eshte menaxher i Programeve Globale te Partneritetit ne kompanine Chevron.
Ne kemi 25 vjet qe kemi kontribuar vecanerisht ne luften kunder Sides. Ne e kemi qendren ne San Francisco keshtuqe i kemi ndjere pasojat e kesaj semundjeje ne qytetin tone por edhe ne zona te tjera te botes si per shembull ne Afrike ne Angole ku kompania jone ka aktivitet prej 75 vjetesh.
Disa nga rastet e para te Sides ne Shtetet e Bashkuara u zbuluan ne San Francisco para 30 vjetesh. Zoti Lonner thote se per Chevronin nje popullate e shendetshme eshte ne te mire te biznesit.
Nuk eshte vetem nje ceshtje personale por edhe e lidhur me biznesin. Ndikon tek punonjesit tane tek familjet e tyre. Keshtu qe disa nga keto semundje jane shume te pranishme per ne.
Chevron thote se ka 60 mije punonjes ne te gjithe boten. Anulimi i ciklit te financimit te njohur si raundi i 11-te ka shkaktuar shqetesime mes rretheve mjekesore dhe pacienteve. Recesioni global goditi pikerisht ne kohen kur terapite antiretrovirale po shenonin perparim si metoda parandalimi. Po ashtu kishte pasur njoftime inkurajuese ne fushen e studimeve per vaksinat.
Mendoj se kriza ekonomike globale sigurisht qe ndikoi tek fondet nga qeverite donatore qe natyrisht kane perparesi te shumta por ne besojme se vemendja ndaj ketyre epidemive eshte shume e rendesishme.
Zoti Lonner thote se kontributet nga korporata si Coca-Cola dhe Chevron mund te sherbejne si shembull ne kohera te veshtira ekonomike.
Mendoj se sektori privat u jep besueshmeri ketyre ceshtjeve. Kur qeverite shohin se sektori privat qe ne thelb eshte i orientuar nga fitimet ben keto lloj investimesh une shpresoj se qeverite do te nxiten qe te ndermarrin te njejtin hap dhe te angazhohen per ceshtje ne vendet e tyre dhe ne vende te tjera ne nevoje. Sektori privat mund te kete ndikim por nuk mund ta arrije kurre ndikimin qe mund te kene qeverite.
Kur filloi recesioni global organizatat dhe agjencite qe merreshin me kurat dhe parandalimin e Sides tuberkulozit dhe malarjes u keshilluan qe te ishin me eficente dhe te realizonin me shume me me pak burime.
Nderkohe Coca-Cola ka krijuar nje partneritet me Fondacionin e Bill dhe Melinda Gates-it per te siguruar kurim antiretrovirale ne vendet ne zhvillim. Coca-Cola po bashkepunon edhe me fushaten RED qe grumbullon fonde per programe shendetesore permes shitjes se disa artikujve nga firma te njohura. Sipas perllogaritjeve fushata ka mbledhur rreth 200 milione dollare per programe te fondit global ne Afrike.