E Diel, 1 Nëntor 2026

Letër/Për njeriun që na mbajti gjallë me zërin e tij të shpresës, lirisë e demokracisë

11-01-2013 / Nga Beqir Sina

Zëri i tij: "Ju flet Zëri i Amerikës nga Uashingtoni! në programin e mbrëmjes i cili i binte në orën 6 të darkës me orën e Shqipërisë dhe në orën 21 sipas orës në Shqipëri, ishte ai zë që vinte nga larg ashtu si lind një mëngjes i bukur, i një dite të bukur.
Nuk mund ta numëroj sesa herë e dëgjoja zërin e tij "unë Shaqir Salihu dhe kolegu im ......" teksa na përcillnin emisionin e radhës që transmetonte në Radioprogramin e Zërit të Amerikës, seksioni i gjuhës shqip, në barangat e errëta mes skamjes dhe frikës se po na dëgjonin dhe muret, teksa isha i "mbuluar me jorgan ose ndonjë batanije të vjetër. Dy emisionet e Zërit të Amerikës, për atë kohë ishin e vetmja shpresë dhe nga i mbanim sytë unë dhe ata mijëra bashkëvuajtësit e mi në kampet e internimit. Në mëngjes kur bëhesh apeli (leximi i emrave të të internuarve), nuk kishte ditë që të mos përhapej "vesh më veshë" lajmi se regjimi i Enver Hoxhës së bashku me regjimet e tjera komuniste po binin, era e lirisë po frynte në Kosovë qysh me demonstratat e 1981. Nuk kishte ditë që të internuarit të mos merrnin ndonjë lajmë, që u hapte zemrat e lirisë, sepse Zëri i Amerikës për shtresën tonë, ishte e vetmja liri dhe ëndërr që kishim ne ndërkohë që lajmet e saj ishin oksigjeni dhe ushqimi i përditshëm jo vetëm i imi por dhe i atyre mijërave bashkëvuajtësve të mi - fatkeq. Kur flasim për Zërin e Amerikës ku Shaqir Salihu ka shërbyer me profesionalizëm, vullnet dhe ndershmëri do të kujtojë se isha vetëm 6 vjeç kur nga Zëri i Amerikës, xhaxhai i ndjerë mori lajmin se të premten më 22 nëntor 1963 u vra Presidenti i SHBA John Kennedy dhe ai erdhi e na tha se "komunistët" rusë e vranë Presidentin e Amerikës. Dhe isha vetëm 15 vjeç kur plasi skandali i "Watergate" dhe Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen dhe ne të persekutuarve sikur na "vdiqën" shpresat mbas asaj vizite historike të të parit Sekretar Shteti në Kinën komuniste të Henry Kissinger.
Këtij shqiptari që na mbajti gjallë me zërin e tij të shpresës, lirisë e demokracisë për aq vite sa ai shërbeu "Shtëpisë së Lirisë dhe Demokracisë" nga Uashingtoni zotit Shaqir Salihu (ose Shaqes i i thërrisin shpesh herë kolegët e ti) i urojë nga zemra të ketë vite më bukura, më të lumtura dhe më të begatë, me gjithë familje, ndërkohë që trashgëmtarit të tij, dhe kolegëve të tij në Zërin e Amerikës, u urojë që ta ngrenë më lartë Zërin e këtij programi dhe emrin e kësaj "shtëpie" informacionesh të besueshme dhe që është bërë e vetmja shpresë e lirisë dhe demokracisë në botë, për popujt anembanë botës dhe që janë ende në thundrat e regjimeve komuniste.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›