Dialogu, delegacioni i Kosovës drejtë Brukselit
Raundi i shtatë i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet në 21 dhe 22 nëntor, ka bërë që delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri të udhëtojë në Bruksel.
Njoftimin e ka bërë ditën e sotme qeveria e Kosovës, duke sqaruar rinisjen e dialogut mes palëve.
Sipas një deklarate zyrtare, mësohet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për rezultate konkrete, si dhe do të përsërisë kërkesën që Kosova të shpërblehet për konstruktivitetin në këtë dialog, duke vendosur marrëdhëniet kontraktuale me BE-në.