Haxhinasto tur në Azinë e largët

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se kjo vizitë do t’i shërbejë promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me këto shtete, duke inkurajuar zgjerimin e marrëdhënieve ekonomiko- tregtare, vendosjen e kontakteve me institucionet akademike midis vendeve dhe popujve të këtij rajoni.
Në Japoni, bisedimet që do të zhvillojë z.Haxhinasto me homologët e tij, si dhe takimet me autoritetet e tjera të këtyre vendeve, do të fokusohen në rritjen e dialogut të mëtejshëm politik me këtë shtet, për t’i ngritur tashmë marrëdhëniet në një stad të ri.
Ndërsa do të synojë vendosjen gjithashtu të këtij dialogu në baza më të qëndrueshme me Korenë dhe Vietnamin dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm institucional për ngritjen në një nivel të ri të marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me këto shtete. Bashkëpunimi ekonomik do të jetë në qendër të këtyre bisedimeve, ku do të shkëmbehen informacione dhe do të shqyrtohen mundësitë e adoptimit të praktikave më të mira nga përvojat përkatëse.
Duke bërë të njohur performancën e ekonomisë shqiptare, klimën inkurajuese të investimeve për kompanitë e këtyre vendeve, Ministri Haxhinasto do të ndalet në mundësitë e investitorëve japonezë dhe koreanojugorë për të investuar sidomos në fushën e energjetikës, transportit, telekomunikacionit, turizmit, si dhe për mundësitë e kompanive vietnameze në fushën e bujqësisë etj.
Gjatë vizitave në këto shtete, një vend të rëndësishëm do të zënë edhe bisedimet për forcimin e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe në organizatat ndërkombëtare, për çështje globale ekonomike dhe zhvillimin e strategjive për mbështetje, me interesa të ndërsjella./Start/
2011-11-20 14:21