E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipa kundër paparacëve: Më ndiqni si Dianën

Motra e princeshës Kate Middleton, Pippa, qëndron sërish në krye të debateve dhe komenteve mediatike.

Po më ndiqni si Diana. Ishte ky mesazhi i dhënë prej saj dhe i konfirmuar nga miqtë e princit William, në tabloidin britanik Sunday Express. Motra e princeshës është marrë kohët e fundit në shënjestër, pas ndarjes me të fejuarin e saj, Aleks Loundon.

Mesa duket, personeli i familjes mbretërore është i shqetësuar për sigurinë e vajzës, pasi është ndjekur rregullisht nga fotografët.

Pipa është fotografuar më shumë se Kate,- tha më tej një burim i brëndshëm. Tashmë situata është jashtë kontrollit. E presin jashtë shtëpisë dhe e ndjekin kudo ku ajo shkon, tha më tej një mik i Pipas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›