E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu duhet të vazhdojë

„Pas disfatës lidhur me Kosovën Serbisë i duhet një fillim i ri dhe është koha që të përshëndetet me nacionalizmin”, vlerëson Vedran Xhihiq, anëtar i Institutit austriak për politikë ndërkombëtare, në shkrimin autorial në gazetën vjeneze “Die Presse”.

Sipas mendimit të tij drama lidhur me Kosovën është inskenuar dhe tani ajo po hynë raundin tjetër

“Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën sepse nëse nuk e bën këtë, do të ndërpriten integrimet evropiane, e serbet e Kosovës do të fitojnë autonomi të gjerë por jo dhe kompetenca ekzekutive dhe gjyqësore. Tani po punohet që vetëm dikush opinionit t’ia kumtojë të vërtetën se Kosova është humbur”.

Edhe gazeta tjetër vjenez “Standard” vlerëson se dialogu duhet të vazhdojë./koha.net/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›