E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident trafiku, pesë të lënduar

Në fshatin Zatriq të Rahovecit ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Një veturë civile dhe një kamion, ishin përplasur mes veti. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, njofton Policia e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›