E Diel, 1 Nëntor 2026

30 ushtarë dhe 100 militantë të vrarë

Katër ditë luftime në veriperëndim të Pakistanit kanë lënë 30 ushtarë dhe afro 100 militantë të vrarë.

Ushtria pakistaneze ka thënë se ka bërë përpjekje të marrë kontrollin e luginës së largët malore, Tirah, nga talibanët dhe aleatët e tyre.

Përleshjet kanë bërë që mijëra njerëz të braktisin zonën.

Lugina Tirah ndodhet në provincën Khiber, e cila është një zonë fisnore në kufi me Afganistanin dhe strehë kryesore për talibanët.

Ushtria pakistaneze ka ndërmarrë një varg operacionesh kundër talibanëve në rajonet fisnore, por zonat si Tirah kanë mbetur jashtë kontrollit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›