Dialogu i Drinit ne Balkan

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor i Maqedonise Nexhati Jakupika theksuarne takimin konsultativ te mbajtur ne Oher se Dialogu i Drinit si proces do te zhvilloje vizionin e perbashket per menaxhimin dhe mbrojtjen e ujrave te pellgut te lumit Drin ne pese shtetet e Ballkanit perendimor. Ujrat si resurse nderkufitare gjithashtu do te mundesojne edhe nje bashkepunim me te mirefillte midis vendevete rajonit qe parshihet edhe ne Marreveshjen kornize per mbrojtjen e ujrave te BE.
Per te mbrojtur kete baze ujore per ti permiresuar kushtet e ambientit rreth e perqark te shtrirjes se ketij bazeni ujor na jepe nje shtytje qe te perkrahim kete proces te jashtezakonshem ka thene ministri Jakupi.
Menaxhimi me resurset ujore ne pellgun e lumit Drin do te mundesoje haperim ne nje faze te re te zhvillimit te gjithebarshem si ne ekonomi bujqesi gjithashtu edhe ne sektorin e turizmit.
Shfrytezimin me te madhe energjetik nga pellgu i limit Drin per momentin e ka Maqedonia dhe Shqiperia por nevojat gjithnje ne rritje per resurset energjetike po inicojne ide per ndertimin e hidrocentraleve te vogla ndertimi i te cilave mund te rrezikoje ndotjen e ambientit jetesor thote Dean Panovski njeri nga koordinatoret e projektit Dialogu i Drinit. Pellgu i lumit Drin eshte i njerendesie te vecante sa i perket pasurise se ujrave por kjo nuk do te thote se ujrat mund te shfrytezohen pa kontrolle. Menaxhimi i shfrytezimit te ujrave duhet te jete pergjegjesi e te gjitha vendeve ku shtrihet lumi Drin thote Panovski.
Proekti Dialogu i Drinit nenkupton mbrojtjen dhe shfrytezimin e ujrave ne menyre sa me racionale dhe adekuate thote Ylber Myrta udheheqes i departamentit te ujrave ne Ministrine e ekologjise.Kjo iniciative ka per qellimedhe nje organizim sa me te mire per bashkepunimin nderkufitar mes ketyre shteteve me qellim qe te kete nje administrim sa me te mire te ujrave si ne aspektin sasior poashtu edhe ne ate cilesor. Koordinimi i vendeve te rajonit per menaxhinin e ujrave do te mundesonte edhe mbrojtjen nga ndotjet e ndryshme si dhe nga vershimet eventuale thote Ylber Myrta. Per pellgun e liqenit te Shkodres Ohrit dhe Prespes do te formohen struktura pergjegjese qe do te vezhgojne ndrtimet e objekteve per gjate lumit Drin. Keto struktura do te jene pergjegjese per gjitha ndryshimet qe do te behen per ndotjen per gjitha ndertimet qe do te behen perreth lumit Drin. Parashihet qe keto struktura te kene kontrrollin dhe te japin leje a do te jene keto ndertime apo veprime ne deme apo ne dobi te lumit Drin thote Ylber Myrta.
Shfrytezimi i ujrave per gjate rrjedhjes se lumit Drin ne gjatesi prej 300 km per momentin eshte vetem 20 perqind. Me projektin ne fjale parshihet qe deri ne vitin 2016 potenciali i ujrave te pellgut te Drinit te arrije deri ne 60 perqind.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Aida Cama