E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i Librit 2010 nis sot pasdite

Aktiviteti Per edicionin e 13-te eshte paguar me shtrenjte

Nis sot pasdite Panairi i Librit 2010. Ashtu sic edhe ishte parathene organizatoret bene edhe nje here me dije gjate nje konference per shtyp qe u mbajt dje se kete vit edicioni i 13-te i ketij panairi do te prese plot 80 subjekte botuese. Aktiviteti i rendesishem kushtuar librit do te celet sot pasdite me pranine e tre te ftuarve te vecante Sabri Hamitit Kim Mehmetit e Aurel Plasarit. Edhe nje here Petrit Ymeri kryetar i Shoqates se Botuesve Shqiptare tregoi disa prej detajeve te ketij panairi te reja qe nisin me arkitekturen formen e vendosjen e stendave. Sipas tij do te kete me shume drite e hapesire levizese per lexuesin e interesuar qe do te vizitoje panairin. Ai lajmeroi para mediave se Shoqata e Botuesve Shqiptare ka bere kerkesen qe Shqiperia te jete tema e panairit te librit qe zhvillohet ne Lajpcig te Gjermanise per vitin 2010. Per kete arsye Tirana 2010 do te vizitohet nga Oliver Zile president i Panairit te Lajpcigut. Nderkaq ai nuk la pa permendur edhe pranine e nje stende te vecante te projektit TRADUKI. Behet fjale per nje projekt botimesh e perkthimesh per vendet e Europes Qendrore e Lindore. Pjese e TRADUKI-t jane me shume se 50 botues nga rajoni mes te cileve edhe Shqiperia. Ne kete stende do te jene te pranishme shtepi botuese nga Kroacia Bosnje-Hercegovina Sllovenia Bullgaria etj. Mes te pathenave e te rejave Ymeri ka zbuluar edhe nje aktivitet te rendesishem qe do te zhvillohet ne kuader te ketij panairi. Behet fjale per nje forum profesional mbi botimet shqipe nga fillimi i viteve lsquo90 e deri ne ditet tona. Nen moton Me thuaj cfare lexon te te them se kush je ky aktivitet synon te evidentoje te gjitha problemet e letersise shqipe. E duke folur per botime te reja kryetari i SHBSH-se tha per mediat se edhe fusha e librit eshte prekur prej krizes. Une nuk e di nese do te kete me pak tituj te rinj ne krahasim me vitin e shkuar. Eumlshte e vertete qe gjate ketij viti jane botuar me pak libra por ajo qe di eshte se gjate ketij panairi do te sillen prane lexuesit me dhjetera tituj te rinj te cilet jane te rendesishem e me vlere tha ai. Ymeri nuk la pa permendur edhe faktin se ky i sivjetmi eshte panairi me i shtrenjte i organizuar deri me tani. Per te jane paguar plot 79 milione leke. Duke u ankuar per mosulje cmimi bazuar edhe ne nje Vendim te Keshillit te Ministrave e per aktivitete te vecanta Petrit Ymerit tregon se tashme botuesit jane ne borxh me 30 milione leke. Pagesa e shtrenjte i coi fillimisht botuesit deri ne medyshje per mosorganizim te panairit. Behet fjale per nje panair kulturor e jo tregtar ndaj meritojme me shume vemendje e respekt komentoi duke i dhene fund fjales se tij kreu i SHBSH-se Petrit Ymeri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›